Znj. Artemis Malo, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, mori pjesë në një vizitë zyrtare në Bank of Canada Museum, ku u zhvillua një program informues mbi sistemin financiar dhe historinë monetare të Kanadasë.
Vizita në ambientet e muzeut shërbeu si një mundësi e vlefshme për të njohur nga afër zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit, si dhe për të kuptuar më mirë evolucionin e politikave monetare dhe financiare kanadeze.
Pjesëmarrja në aktivitete të tilla kontribuon në forcimin e dialogut institucional dhe në thellimin e njohjes reciproke mbi sistemet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.



