Në kuadër të eventit “Women in Diplomacy: Shaping Global Futures”, organizuar nga Arab Canadian Women’s Economic Council, u zhvillua një mbrëmje frymëzuese në shërbim të diplomacisë dhe lidershipit të grave.
Gjatë këtij aktiviteti u theksua roli thelbësor i grave në ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në formësimin e një të ardhmeje më të barabartë.
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo, mori pjesë si e ftuar speciale (Guest Speaker), duke ndarë një perspektivë të vyer mbi diplomacinë shqiptare dhe duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të grave në arenën globale.
Ky aktivitet shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbim idesh, bashkëpunim dhe promovim të barazisë gjinore në çështjet ndërkombëtare.



