Më 05 nëntor 2025, z. Enio Kaso, përfaqësues i AKSHI-t, mori pjesë si folës kryesor në Panairin e Tretë Vjetor të Inovacionit të Komunitetit të Kontabilitetit, të zhvilluar në format virtual. Fokusi i këtij edicioni ishte mbi nismat institucionale inovative. Në fjalën e tij, z. Kaso prezantoi përvojën e Shqipërisë në procesin e digjitalizimit dhe aplikimin e inteligjencës artificiale në administratën publike, duke ndarë praktika konkrete në drejtim të modernizimit të shërbimeve, rritjes së transparencës dhe vendimmarrjes së bazuar në të dhëna. Aktiviteti mblodhi mbi 1,000 nëpunës publikë nga institucionet qendrore të Kanadasë.
Newsroom
Zhvillohet Panairi i Tretë Vjetor i Inovacionit të Komunitetit të Kontabilitetit


