Më 26 nëntor 2025, Ambasada e Shqipërisë në Kanada organizoi pritjen zyrtare me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të lartë të trupit diplomatik, përfaqësues të institucioneve federale, anëtarë të Parlamentit dhe Senatit, drejtues të shoqatave dhe anëtar të komunitetit shqiptaro-kanadez. Në fjalët e saj përshëndetëse, Ambasadorja Artemis Malo theksoi marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri–Kanada, progresin e Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe kontributin e komunitetit shqiptar në forcimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve. Ceremonia përfshiu një program artistik me himne kombëtare, këngë, valle tradicionale, interpretime instrumentale dhe video promovuese të kulturës shqiptare, si dhe ekspozita me kostume dhe suvenire kombëtare, duke theksuar trashëgiminë dhe identitetin kulturor shqiptar.
Newsroom
Zhvillohet pritja zyrtare me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.


