Z. Igli Hasani, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, zhvilloi një takim dypalësh me z. Espen Barth Eide, Ministër i Jashtëm i Norvegjisë, në margjinat e Konferencës së Ministrave mbi Dimensionin Humanitar të Formulës së Paqes në Ukrainë, të mbajtur në Montreal, më datë 30-31 tetor 2024.
Gjatë këtij takimi, Ministri Hasani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vlefshme dhe angazhimin proaktiv të Norvegjisë në Ballkanin Perëndimor.
Si aleatë të NATO-s, jemi të bashkuar në përkushtimin për sigurinë dhe stabilitetin evropian, një prioritet urgjent në aktualitetin kompleks ku po jetojmë.