Më datë 29 shtator 2024, znj. Artemis Malo, Ambasadore e sapoemeruar e RSH-së në Kanada, zhvilloi një vizitë kortezie pranë Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Toronto, ku u mirëprit nga z. Kadri Dakaj, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, dhe znj. Anxhela Paparizo, Nënkryetare e Këshillit Koordinues për Diasporën.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe projektet e përbashkëta me kryefjalë interesat kombëtare të të dy vendeve tona.