
Më datë 06 nëntor 2024, Ambasadorja Malo zhvilloi një takim kortezie me znj. Julie Dabrusin, Deputete e Provincës së Ontarios si edhe Kryetare e Grupit të Miqësisë Parlamentare Shqipëri-Kanada. Ky takim kishte në fokus shkëmbimin e ideve dhe mbështetjes në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve si edhe ndaj komunitetit shqiptaro-kanadez.


