Më datë 29 shtator 2024, znj. Artemis Malo, Ambasadore e sapoemëruar e RSH-së në Kanada, zhvilloi njtakim prezantues më anëtarë të komuniteit shqiptar në Toronto dhe mësues të gjuhës shqipe në Provincën e Ontarios.
Në fjalën e saj, Ambasadorja e sapoemëruar Malo vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar në Toronto në forcimin e lidhjeve ndërmjet shqiptarëve dhe kanadezëve dhe në ruajtjen e promovimin e vlerave kombëtare, trashëgimisë kulturore dhe gjuhës shqipe.
Në përfundim të këtij takimi, znj. Malo dhuroi tekste të gjuhës shqipe të nivelit të parë dhe të dytë për nxënësit e gjuhës shqipe në shkollat shqipe në Provincën e Ontarios, si edhe një sërë libra për lexim jashtëshkollor, të ardhur enkas nga Tirana.