Znj. Artemis Malo, Ambasadorja e sapoemëruar në Kanada, zhvilloi takimin e parë të saj me z. Sebastien Carriere, Drejtor i Protokollit të Shtetit të Kanadasë, gjatë së cilës dorëzoi kopje të Letrave Kredenciale. Në këtë takim u diskutua mbi vijimin e bashkëpunimit dhe projektet me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve.
Ambasadorja e sapoemëruar Malo u takua gjithashtu edhe me anëtarët e tjerë të ekipit të Protokollit të Shtetit të Kanadasë.