Montreal: Seanca Plenare e COP-15 dedikuar biodiversitetit

Më datë 17 dhjetor 2022, në Montreal, u zhvillua Seanca Plenare e COP-15 dedikuar biodiversitetit, në të cilin mori pjesë znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Kanada z. Ermal Muça. Në fjalën e saj, Ministrja Kumbaro u shpreh mbi angazhimin e qeverisë shqiptare në rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në 21.3 % të territorit, mbi projektin e mbrojtjes së Vjosës, lumi i fundit i egër në Europë dhe parku i parë kombëtar i tillë, si edhe mbi mbështetjen e iniciativës më të fundit të Organizatës Botërore të Turizmit dhe Aleancës së Mikpritjes së Qëndrueshme për një qasje të re në sektorin e turizmit: atë të turizmit miqësor ndaj natyrës. 

 

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00