
Artemis Malo
Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kanada

Znj. Artemis Malo ka shërbyer më herët në pozicionin e Zëvendës-Ministres në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në periudhën 2017-2019 dhe 2021-2024.
Nga viti 2019 deri në vitin 2021, znj. Malo ka shërbyer si Deputete në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe, znj. Malo ka qenë anëtare e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Komisionit për Integrimin Evropian, Komisionit për Ekonominë, si dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Znj. Artemis Malo është mbajtëse e gradës së Doktoraturës në Gjuhësi Krahasuese dhe e gradës Master në fushën e Përkthimit Gjuhësor. Ajo ka një diplomë në Filologji dhe Qytetërim Anglisht me titullin “Docente”.
Znj. Artemis Malo mbart titullin Doktore në Gjuhësinë Krahasuese. Prej 14 vitesh, znj. Artemis Malo, është angazhuar në disa universitete brenda dhe jashtë vendit, si edhe në angazhime të ndryshme në përfshirjen dhe aktivizimin e brezit të ri në çështjet sociale, veçanërisht në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe rolit të gruas, si edhe në zhdukjen e diskriminimit racial apo gjinor.
Znj. Malo është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë si edhe ka kryer studimet Master në Administrimin e së Drejtës Publike.
Znj. Artemis Malo, prej gati dy dekadash, është angazhuar në disa universitete brenda dhe jashtë vendit, si dhe në përfshirjen dhe aktivizimin e brezit të ri në çështje sociale, veçanërisht në mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe rolit të gruas, si dhe në eliminimin e diskriminimit racor apo gjinor.
Znj. Artemis Malo është autore e disa botimeve në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, në fushën e gjuhësisë, krahasimit gjuhësor, politikave për rregullimin e përdorimit të saktë të gjuhës shqipe standarde, përshtatjeve të përkthimit, pakicave kombëtare, rolit të gruas dhe barazisë gjinore.
Përveç gjuhës amtare, znj. Malo flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht, greqisht dhe italisht.
Znj. Artemis Malo ka dy fëmijë, Theodhora dhe Elena.