Investoni në Shqipëri

Shqipëria destinacioni investimeve tuaja

Shqipëria është vend me një potencial të madh ekonomik, për shkak të vendndodhjes gjeografike, demografisë dhe  pasurive të saj natyrore.

Rritja ekonomike e vendit reflekton shenja të konsolidimit fiskalduke reduktuar gradualisht defiçitin buxhetor dhe borxhin publik dhe stabilitet ekonomik.

Ekonomia jonë bazohet mbi një qasje rajonale duke u përfshirë në një treg brenda vendeve anëtare të CEFTA-s prej 26 milionë konsumatorë, dhe në krye të më pak se 10 viteve do të mund të jemi të integruar plotësisht ekonomikisht në tregun e madh evropian.

Ekonomia ka filluar të zgjerohet dhe trendi është pozitiv, është rritur besimi i qytetarëve tek sistemi, struktura prodhuese e Shqipërisë është duke u konsoliduar dhe duke e shtuar peshën dhe vlerën e eksportit.

Në funksion të ndërtimit të një modeli të ri ekonomik që gjeneron mirëqenie, punësim dhe zhvillim të gjithanshëm qeveria ka ndërmarrë një sërë reformash në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit, rritjes së produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, rritjes së investimeve vendase dhe të huaja si dhe rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike dhe financiare të vendit.

Shqipëria ofron një mjedis të favorshme dhe kosto të përshtatshme për të bërë biznes, skema stimuluese tërheqëse për investitorët,  sistem on-line për regjistrimin dhe pagesat e taksave si dhe një proces one - stop shop për regjistrimin dhe licensimin e bizneseve.Deri në fund të vitit 2015 rezultojnë gjithsej 10,560 kompani të huaja që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.

I është dhënë një prioritet i lartë investimeve dhe investitorëve potencialë të huaj nëpërmjet liberalizimit të politikave për thithjen e investimeve. Në përputhje me këto politika janë implementuar një sërë reformash dhe ligjesh duke garantuar dhe mbështetur investimet e huaja. Me një legjislacion liberal ku investitorët e huaj dhe vendas kanë të njëjta detyrime dhe të drejta, Qeveria Shqiptare i ka dhënë një përparësi të veçantë sektorëve me potencial të lartë për t`u zhvilluar siç janë: Energjia e Rinovueshme, Industria Minerare, Turizmi, Industria Përpunuese, Bujqësia, Transporti dhe Logjistika, si dhe sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte, krahasuar me vitin paraardhës  u rrit me 15,7%. Shqipëria ofron mundësi të mëdha investimi në sektorë me rritje të qëndrueshme  ekonomike si: Energjia & Industria Minerare; Transport & Logjistikë; Turizëm; Bujqësi; Manifakturë.

 

Legjislacioni është përmirësuar në një sërë sektorësh si:

·         Ligji mbi Partneritetin Publik Privat, orientuar nga parimet bazë të transparencës dhe mos-diskriminimit;

·         Ligji mbi TEDA-t është një nga ndryshimet më pozitive të kuadrit ligjor ekonomik; që synon vënien në dispozicion të zonave teknologjike dhe ekonomike, bizneseve që kërkojnë të investojnë

·         Ligji mbi Investimet Strategjike, jep garancinë maksimale ligjore dhe ofron lehtësi për investitorët vendas dhe të hua. Aplikimi për përfitim të statusit “Investitor/Investim Strategjik Procedurë e Asistuar/e Veçantë” realizohet sërish sipas modelit të qendrës me një ndalesë

·         Ligji i ri mbi Turizmin  përmirëson në mënyrë thelbësore kushtet për investime serioze në turizëm dhe zhvillim të garantuar të sektorit;

 

  • Janë lancuar reforma thelbësore drejt një qasjeje të re me biznesin. Aplikuam një marrëdhënie krejt të re të qeverisë me sipërmarrjen për të krijuar një dialog konstruktiv dhe bashkëpunim si bashkë-aksionerë të fateve ekonomike të vendit. Është krijuar dhe funksionon, Këshilli Ekonomik Kombëtar, në bashkëpunim me BERZH u ngrit Këshilli i Investimeve, ku diskutohet për sektorët strategjikë, zhvillohen konsulta tëvazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë (FMN, Banka Botërore, BERZH etj)

 

·         U morën një sërë masash për lehtësim në sektorë të ndryshëm, si paketa fason, paketa e bujqësisë dhe janë duke u zhvilluar paketa mbështetëse për disa sektorë të tjerë, si turizmi, riciklimi dhe lëndët plastike, agro-përpunimi dhe industria mekanike. Do të vijojë të asistohen në mënyrë aktive sektorë të rinj me potencial të lartë duke prodhuar paketa mbështetëse që do të kenë impakt të drejtpërdrejtë pozitiv mbi ekonominë dhe qytetarin, do të vijojë lufta kundër informalitetit, do të vazhdojnë reformat për drejtësi fiskale, investime të huaja dhe rritje më tej të punësimit.

 

Referuar Raportit “Doing Business Report 2016”,  Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë disa reforma strukturore në mbrojtjen e interesave të  investitorëve duke u renditur në vendin e 8-të. Qeveria ka forcuar mbrojtjen e investitorëve duke implementuar  detyrimin ligjor për deklarimin  e transaksioneve;

 

Tregtinë përtej kufijve, duke u renditur në vendin e 37-të.Qeveria ka lehtësuar procedurat e eksportit duke implementuar një sistem elektronik inspektimi, orientuar në vlerësimin  e riskut, i cili ka  reduktuar kohën për procedurat kufitare.

 

Në lidhje me PPP

Qeveria shqiptare me politikat e saj në bashkëpunim me institucionet qendrore dhe lokale dhe partnerë ndërkombëtare ka përmirësuar kuadrin ligjor në fushën e koncesioneve dhe partneritetit publik dhe privat duke synuar krijimin e një mjedisi të sigurt, të qëndrueshëm dhe transparent.

Miratimi i ligjit nr. 77/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 125/2013 ka sjellë risi, në zgjerimin e aktiviteteve prodhuese e të shërbimeve që mund të realizohen nëpërmjet partneritetit publik dhe privat, si dhe në lehtësimin e procedurave për realizimin e projekteve koncesionare, lehtësim ky që favorizon sektorin privat.

Qeveria shqiptare e shikon bashkëpunimin me sektorin privat në formën e PPP, si një gjenerator të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Nëpërmjet realizimit të projekteve të PPP në sektorin publik, synohet përmirësimi i infrastrukturës, ofrimi i shërbimeve më cilësore me kosto më të ulët për financat publike dhe menaxhim më të mirë duke shmangur një pjesë të riskut e transferuar tek private

Në kuadër të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, Këshilli i Ministrave sapo ka miratuar një Vendim lidhur me krijimin dhe administrimin e regjistrit elektronik të koncesionit/ppp. Regjistri i cili do të jetë publik dhe i aksesueshëm nga të gjithë personat e interesuar, do të përmbajë informacione mbi të gjitha kontratat e koncesionit/ppp të nënshkruara në Republikën e Shqipërisë duke mundësuar nxjerrjen e të dhënave të sakta në lidhje me zhvillimet në sektorë të veçantë të ekonomisë.

Në lidhje me zhvillimin e turizmit në Shqipëri,

Qeveria shqiptare i ka dhënë përparësi zhvillimit të turizmit dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, ka në prioritetin e vet të zhvillimit sektorin industrial të turizmit:  plotësimi i akteve nënligjore për ligjin e turizmit (që kanë të bëjnë kryesisht me standardizimin e strukturave akomoduese dhe guidave që operojnë në Shqipëri) dhe plani i zhvillimit të turizmit.

Krahas promovimit të turizmit në rang rajonal dhe global. po i kushtohet vëmendje edhe investimeve në këtë sektor, nëpërmjet ideve siç janë “butik resort”, idetë e marinave, idetë e turizmit të aventurës dhe të promovimit dhe të investimit Shqipëri. Po punohet për të mobilizuar të gjithë burimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ligji i ri i turizmit,së bashku me paketën mbështetëseofron  stimuj të ndryshme për investitorët në industrinë e turizmit me qëllim rritjen e standardit dhe cilësisë në bazë të vlerës së investimit duke e bërë vendin tonë më konkurrues në rajon për investime.Qëllimi ynë ta kthejmë Shqipërinë në destinacion nga më tërheqësit në Mesdhe.

 

Po bëhen përpjekje për të përdorur të gjithë mundësitë që Bashkimi Evropian ofron për rajonin dhe zhvillimin e tij, duke kërkuar për tëaplikuar së bashku për projekte të përbashkëta dhe kjo është një mundësi që duhet shfrytëzuar. Thirrjet janë të hapura dhe gjithashtu duhet të kombinojmë aktivitete. B2B është një mundësi e shkëlqyer për t'u zhvilluar.

Është kërkuar mbështetje nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit për hartimin e planit kombëtar të turizmit. Plani kombëtar i turizmit dhe strategjia e zhvillimit të turizmit janë dy dokumente strategjike, detyrime ligjore, që rrjedhin nga ligji “Për turizmin”. Aktualisht, Strategjia për zhvillimin e turizmit është në proces rishikimi. 

Marrëveshja e sapo nënshkruar mes Qeverisë Shqiptare dhe Tirana International Airport (TIA) shënoi një hap të madh drejt zhvillimit të transportit ajror në Shqipëri, liberalizimin e fluturimeve ndërkombëtare, por edhe një nxitje për sektorin e turizmit dhe rritjen e fluksit të turistëve, si  dhe zhvillimit ekonomik të vendit dhe punësim.

Ndryshimi i Marrëveshjes së Koncesionit u arrit pas negociatave intensive mes palëve, e tashmë do të votohet në parlament, për t’i hapur rrugë zhvillimit, ndërtimit dhe operimit të aeroporteve të tjerë në Shqipëri.  

Investment Guide

Adresa

Ambasada Shqiptare
Guang Hua Lu, 28, Beijing China

Tel / Fax

Tel. +8610 65321120
Fax.+8610 65325451
Nr. i emergjences: +8610 65321120

E-MAIL

embassy.beijing@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E martë - E enjte
08:30-17:00
E premte
8.30-14.00