Në kontekstin e bashkëpunimit 30 vjeçar të Shqipërisë me Këshillin e Evropës, dhe në vitin e fundit të Programit tre-vjeçar Horizontal Facility në Shqipëri, Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Strasburg dhe Drejtoria për Koordinimin e Programeve të Këshillit të Evropës organizuan më 28 maj 2026 aktivitetin informativ “Shqipëria dhe Këshilli i Evropës : një rrugëtim drejt Bashkimit Evropian”.
Në aktivitet morën pjesë mbi 40 ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve anëtare, të cilët u njohën me rezultatet e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës në fusha si reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, integriteti zgjedhor, të drejtat e njeriut dhe liria e medias.
Ambasadori Dastid Koreshi vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës si një partner kyç në mbështetjen e reformave që afrojnë Shqipërinë me standardet evropiane, ndërsa përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe institucioneve shqiptare theksuan progresin e vendit në procesin e integrimit.
Aktiviteti shërbeu për të promovuar arritjet e Shqipërisë në Strasburg dhe për të evidentuar kontributin e Këshillit të Evropës në avancimin e reformave dhe të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.



