Në 22 nëntor festojmë bukurinë e gjuhës sonë dhe rolin e saj në formësimin e identitetit tonë kombëtar. Le të promovojmë çdo ditë shkrimin e leximin në gjuhen tonë të bukur amtare, të ruajmë trashëgiminë tonë gjuhësore dhe të bashkohemi si një komunitet për të nderuar kulturën e traditat tona të pasura!
Ambasada e RSh-se në Kroaci vijon me shpërndarjen falas të librave të gjuhës shqipe.
Mësimi i gjuhës amtare është thelbësor për fëmijët, pasi mban gjallë identitetin kulturor, forcon komunikimin brenda familjes, si edhe konsolidon integrimin në një mjedis multikulturalizmi.
Gëzuar Ditën e Alfabetit Shqip!