Ambasadorja e Shqipërisë në Kroaci, znj. Donika Hoxha, u prit në një takim pune nga Ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve të Bashkimit Evropian, znj. Nataša Mikuš Žigman.
Biseda u përqendrua në mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e zhvillimit rajonal, shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e fondeve të BE-së, si dhe në programet e twinning-ut që ndihmojnë Shqipërinë të përfitojë nga përvoja kroate në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Ambasadorja Hoxha vlerësoi përvojën kroate në absorbimin e fondeve evropiane dhe nënvizoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërinstitucionale që sjellin më afër Shqipërinë dhe Kroacinë në rrugëtimin e tyre evropian.