Sot, Ambasadorja Donika Hoxha zhvilloi një takim me z. Andro Krstulović Opara, Kryetar i Komitetit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Kroat.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, duke u fokusuar në marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe midis Shqipërisë dhe Kroacisë, të ardhmen europiane të përbashkët, si dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë në rajon.
Ambasadorja Hoxha shprehu vlerësimin e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, si dhe për partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm mes dy vendeve mike—të ndërtuar mbi besim, respekt dhe vlera të përbashkëta.
Të dy palët shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, duke riafirmuar angazhimin për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe diplomatik.
Ambasadorja Hoxha falënderoi z. Krstulović Opara për pritjen e ngrohtë dhe theksoi gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar avancimin e iniciativave të përbashkëta dhe bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.


