Në datën 08.06.2026 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kroacisë zhvilloi një vizitë zyrtare 2 ditore në Shqipëri. Ai u prit nga homologu i tij z. Niko Peleshi, Presidenti i Republikës z. Bajram Begaj dhe Kryeministri z. Edi Rama.
Vlerësim për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të ndërtuara mbi partneritetin strategjik, vlerat euroatlantike dhe mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Mirënjohje për vlerësimin për arritjet e Shqipërisë dhe mbështetjen e vazhdueshme e të vendosur që Kroacia i ka dhënë vendit tonë në rrugën drejt BE, si dhe për kontributin në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.
Dy vendet tona mbeten partnerë të ngushtë në NATO, të lidhur nga vlera të përbashkëta euroatlantike dhe nga vizioni për një rajon më të integruar, më të zhvilluar dhe më të sigurt.





