Në datën 16.06.2026 në Zagreb u zhvilluan konsultimet politike ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kroacisë, në një atmosferë miqësore, të ngrohtë dhe konstruktive.
Diskutimet konfirmuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe, të mbështetura mbi vlera të përbashkëta, besim të ndërsjellë dhe vizion të përbashkët europian. U shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin dypalësh, zhvillimet rajonale dhe koordinimin në kuadër të NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare.
Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe për mikpritjen e ngrohtë të kolegëve tanë kroatë.
Miqësi e fortë, partneritet i ngushtë dhe një e ardhme e përbashkët evropiane.


