Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, Donika Hoxha, mori pjesë në promovimin e botimit në gjuhën kroate të librit “Aleanca e duhur Shqipëri–Kroaci”, të diplomatit dhe Ambasadorit të ndjerë shqiptar, Shaban Murati. Në panel morën pjesë Ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj, z. Božo Kovačević, ish-ministër dhe ish-ambasador i Kroacisë, si dhe diplomati Mentor Tahiri. Diskutimi u moderua nga znj. Dorotea Kerni.
Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-kroate dhe kontributi i jashtëzakonshëm intelektual e diplomatik i Ambasadorit Shaban Murati, vizioni i të cilit për një partneritet strategjik mes dy vendeve mbetet aktual dhe frymëzues. Një mbrëmje domethënëse kushtuar diplomacisë, miqësisë dhe lidhjeve të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Kroacisë.






