Në kuadër të turit të tij rajonal në Ballkan, Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një vizitë pune në Bosnje dhe Hercegovinë në datën 7 korrik 2023.
Gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte, zhvilloi një takim me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të BH-s, znj.Borjana Krišto.
Gjatë kësaj vizite pune në BH, Kryeministri Rama u shoqërua nga Ambasadori Poda.
Në takimet me palën boshnjake, u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe, ndërsa palët ndamë mendimin se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar duhet të forcohet në të ardhmen, për të shfrytëzuar potencialin mes dy vendeve.
Kryeministri Rama informoi Homologen e tij se po bëhen përgatitjet për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në BH.
Temë tjetër e diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi rajonal, me fokus të veçantë në Procesin e Berlinit dhe Samitin e ardhshëm të këtij Procesi, që do të mbahet në Tiranë, në tetor të këtij viti.
Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në BH, Kryeministri Rama pati një takim edhe me anëtarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beciroviç, me kërkesë të këtij të fundit.
Perspektiva evropiane e BH, nevoja për bashkëpunim më të ngushtë rajonal në funksion të përparimit të vendeve te BP në procesin e integrimit evropian, situata aktuale politike, si dhe zhvillimet e brendshme në BH ishin pjesë e rëndësishme e bisedimeve të Kryeministrit Rama.