Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Kryetarja e Bashkisë së Sarajevës, Benjamina Karić, ishte për një vizitë në Tiranë ku mori pjesë në ceremoninë për marrjen nga Tirana të Presidencës së Rrjetit më të madh të qyteteve Ballkanike B-40.
Bashkëfolësit diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve si dhe shkëmbimin e përvojave në fusha të ndryshme me interes nga palët. Ata vlerësuan se mes dy qyteteve ka një potencial të madh për bashkëpunim në të ardhmen.
Me këtë rast, dy Kryebashkiakët nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e marrëdhënieve kulturore e ekonomike mes Tiranës dhe Sarajevës që pritet t,i japë një shtysë të re bashkëpunimit dypalësh.