Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Ambasadës për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Kroacinë, me fokus bashkëpunimim në nivel rajonal e lokal, Ambasadori Poda zhvilloi një vizitë në Prefekturën e Osijek – Baranjës. Gjatë kësaj vizite, Ambasadori Poda u shoqërua nga Konsull i Nderit i Shqipërisë në Osijek, z. Basri Haliti, njëherazi dhe Kryetar i Këshillit të Pakicës Shqiptare të kësaj Prefekture.
Gjatë qëndrimit në Osijek, Ambasadori u takua me Prefektin e Prefekturës së Osijek – Baranjës, z. Mato Lukic. Takimi ishte një mundësi për të vijuar diskutimin mbi thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Prefekturës së Osijek – Baranjës dhe Prefekturës së Elbasanit.
Gjatë bisedës së zhvilluar, të dy bashkëfolësit mbështetën idenë mbi nevojën e shfrytëzimit të potencialit të bashkëpunimit rajonal në funksion të rritjes së koperimit ekonomik dypalësh. Ata vlerësuan trendin rritës të volumit të shkëmbimeve tregtare dhe nënvizuan se ka fusha me interes të përbashkët bashkëpunimi si turizmi, bujqësia, kultura, arsimi, por edhe lidhur me aplikimet e përbashkëta për projektet e BE-së.
Gjithashtu, ata diskutuan mbi zhvillimin së shpejti të vizitës së Prefektit Lukic në Elbasan, ku pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje dypalëshe.
Gjatë kësaj vizite, Ambasadori Poda u takua edhe me Drejtorin e Policisë së Prefekturës se Osijek-Barranjës, z. Ladislav Bece, me të cilin u diskutua mbi shkëmbimin e eksperiencave të bashkëpunimit policor ndërkufitar dhe adresimin e cështjeve të lidhur me zonën Schengen.