Me rastin e përfundimit të mandatit të Ambasadorit, Pëllumb Qazimi, në selinë e Ambasadës Zagreb u organizua pritja për përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Kroaci. Në këtë takim miqësor ishin të pranishëm përfaqësues të shumë shoqatave dhe Këshillave lokale, që zhvillojnë aktivitetin e tyre në tërë territorin e Kroacisë, intelektualë, artistë, studentë etj. Të pranishmit u shprehën me shumë respekt për aktivitetin, kontributin dhe punën disa vjeçare të Ambasadorit gjatë mandatit të tij dhe i uruan suksese në detyrën e ardhshme. Ambasadori Qazimi falënderoi pjesëmarrësit dhe gjithë komunitetin për bashkëpunimin e suksesshëm, që ka pasur me to ndër vite dhe rolin e tyre në mbajtjen gjallë të gjuhës, traditave dhe kulturës të të gjitha trojeve shqiptare.
Newsroom
Takim i Ambasadorit Qazimi me komunitetin shqiptar në Kroaci