Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Ambasadës për thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Kroacinë, Ambasadori Poda pati një takim pune me Inspektorin e Përgjithshëm të shtetit në Kroaci, Ph.D Andrija Mikulic.
Inpektori i Pergjithshem Mikulic e prezantoi Ambasadorin Poda me veprimtarinë e institucionit që drejton, duke u ndalur shkurtimisht në misionin dhe objektivat si dhe strukturat përkatëse për përmbushjen e këtij misioni. Nga ana e tij, Ambasadori Poda informoi z. Mikulic lidhur me Inspektoriatin Qendror në vendin tonë, kuadrin ligjor të veprimtarisë së tij si dhe sfidat me të cilat përballet në aktivitetin e tij.
Në vijim, bashkëfolësit shkëmbyen mendime lidhur me mundësitë e vendosjes së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve respektive në të dy vendet, si dhe shkëmbimin e përvojave më të mira në këtë drejtim.