Më datë 24 shkurt 2014 ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi, shoqëruar nga ministër këshilltar Znj. Meri Shahini vizituan familjen e Profesor Zef Mirdita në Zagreb. Ambasdadori theksoi kënaqësinë dhe krenarinë për të vizituar familjen e profesorit duke nënvizuar ndër të të tjera vlerat e mëdha shkencore dhe rëndësinë që kanë veprat e profesorit për historinë e kulturën e kombit shqiptar dhe duke veçuar faktin që volumi i katërt i “Historia e Popullit Shqiptar“, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në referenca përfshin edhe Profesorin Zef Mirdita.
Ambasadori në emër të Ambasadës së Shqipërisë i dorëzoi profesorit mirënjohje për veprimtarinë e tij të vyer si shkencëtar, studjues e historian, si veprimtar i madh shqiptar, që i bën nder historisë dhe kulturës së kombit shqiptar.
Profesor Zef Mirdita, bashkëshortja dhe pjesëtarët e familjes falenderuan shtetin e Shqipërisë dhe Ambasadën e Shqipërisë në Kroaci për respektin e vlerësimin e treguar ndër vite, si dhe ritheksuan dëshirën e mundësitë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.