Në mbëmjen e datës 20 mars në Galerinë “Matica Hrvatska“ në Zagreb u hap ekspozita fotografike “Shqipëria dhe Kroacia – e ardhme e përbashkët”. Ngjarja u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Kroaci në kuadrin e vizitës zyrtare të Ministrit të Punëve të Jashtme Sh.T. Z. Ditmir Bushati. Ekspozita paraqet tetëdhjetë fotografi, nga dyzetë për secilin vend, të fotografëve të njohur, Nenad Reberšak nga Kroacia dhe Alket Islami nga Shqipëria. Pamjet shumë të bukura nga të dy vendet, për sytë e vizitorit tregojnë se sa pranë e sa të ngjajshëm janë të dy vendet. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës merrnin pjesë përfaqësues të qeverisë kroate, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, ambasadorë e përfaqësues të misioneve diplomatike në Zagreb, miq kroatë, drejtues e përfaqësues të komunitetit shqiptar në Kroaci, përfaqësues të medias, etj. Pas përshëndetjeve të rastit, të pranishmëve iu drejtua Ministri i Punëve të Jashtme Sh.T. Z. Ditmir Bushati, i cili deklaroi të hapur ekspozitën. Ministri iu drejtua pjesmarrësve: “ Secila fotografi flet më shumë mbi dy vendet sesa potitikanët mund të shprehin me fjalë. Fotografitë vërtetojnë që Shqipëria dhe Kroacia kanë fat për pozicionin e tyre gjeokrafik dhe bukuritë natyrore, të cilat duhet të transformohen në projekte konkrete”.
Newsroom
Në Zagreb çelet Ekspozita “Shqipëria dhe Kroacia – e ardhme e përbashkët”