Me dt 17.04.2014, Presidenti i Republikës, Ivo Josipović priti Ambasadorin Qazimi, të cilit i akordoi Urdhrin e Dukës Branimir për kontributin e shquar për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe në mes Kroacisë dhe Shqipërisë, gjatë mandatit tij. Më pas palët shkëmbyen mendime për nivelin e marrëdhënieve dypalëshe, situatën në rajon, trajtimin e pakicës kombëtare shqiptare në Kroaci, etj. Presidenti Josipović uroi që Shqipëria të marrë statusin kandidat dhe e vlerësoi Shqipërinë si një vend me perspektivë shumë optimiste, ndërsa Ambasadori Qazimi theksoi se Koacia është modeli më i mirë për gjithë rajonin.
Newsroom
Ceremonia e dekorimit të Ambasadorit Qazimi nga Presidenti kroat Josipović.