Sot, në datë 14 qershor, Kompania ajrore Croatian Airlines do të nisë fluturimin e saj të parë drejt Tiranës. Tashmë vendosja e një linje direkte ajrore mes dy vendeve është një objektiv i realizuar që do të intensifikojë më tej marrëdhënjet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve, dhe do të kontribuojë në rritjen e shkëmbimeve dhe kontakteve dypalëshe, vecanërisht në fushën ekonomike, turizmit etj.
Fillimisht linja ajrore direkte do të funksionojë përgjatë periudhës së sezonit turistik me dy fluturime në javë.
Një falenderim i vecantë shkon për të gjithë ata që ndihmuan në bërjen realitet të këtij projekti të rëndësishëm. Ambasadori Poda do të jetë mes udhëtarëve të fluturimit të parë në Tiranë të Croatian Airlines dhe do të marrë pjesë në ceremoninë përuruese që do të organizohet në Aeroportin Nënë Tereza.