Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Ambasadës për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Kroacinë, sipas fushave me interes reciprok, me fokus të vecantë bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, Ambasadori Poda zhvilloi një takim me Prokurorin e ri të Përgjithshëm të Republikës së Kroacisë, z. Ivan Turudic.
Ambasadori Poda i uroi suksese z. Turudic në përmbushjen e misionit të Prokurorit të Përgjithshëm të Kroacisë. Në vijim, ai informoi shkurtimisht z. Turudic mbi aspektet kryesore të Reformës në Drejtësi si dhe progresin e shënuar nga vendi ynë në drejtim të përmirësimit dhe konsolidimit të funksionimit të intitucioneve të krijuara nga kjo Reformë.
Bashkëfolësit diskutuan gjithashtu mbi zgjerimin e bashkëpunimit mes prokurorive të përgjithshme të të dy vendeve, në funksion të rritjes së efektivitetit dhe shkëmbimit të përvojave për adresimin e sfidave përkatëse në punën e tyre.
Duke vlerësuar kontaktet direkte mes autoriteteve përkatëse të të dy vendeve si dhe kontributin e vizitës së realizuar vitin e kaluar nga Prokurorja e Përgjithshme e Kroacisë në Tiranë në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, bashkëfolësit dakordësuan për realizimin e një vizitë të Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Kroaci, brënda muajit korrik 2024.
![](https://ambasadat.gov.al/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/06/447296865_789788806601039_5295193161902082114_n.jpg)
![](https://ambasadat.gov.al/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/06/447527103_789788979934355_8547520728502434691_n.jpg)