Në datën 14 qershor 2024 nisën fluturimet direkte Zagreb-Tiranë-Zagreb, përmes kompanisë ajrore Croatian Airlines. Në aeroportin ’’Nënë Tereza“ u mbajt një ceremoni festive e përurimit të fluturimit të parë të kësaj linje.
Në këtë ceremoni krahas Ambasadorit Poda, morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Kroacisë në Tiranë, drejtues të kompanisë Croatia Airlines, CEO i Aeroportit ’’Nënë Tereza“, pasagjerët e parë të kësaj linje si dhe media të ndryshme.
Në përshëndetjen e tij me këtë rast, Ambasadori Poda falenderoi kompaninë Croatia Airlines dhe Kastrati Group për këtë bashkëpunim, si dhe vlerësoi vendosjen e linjës direkte ajrore mes dy kryeqyteteve, si një projekt shumë të rëndësishëm. Ai gjithashtu nënvizoi impaktin që ky shërbim do të ketë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, investimet, turizmin si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare dypalëshe.
Ceremonia përuruese kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.