Sikurse e shihni në foto, Kryeministrit kroat Andrej Plenkovic i dhurova fanelën e përfaqesueses sonë të futbollit, me numrin intrigues 54 dhe me emrin e tij. Një foto shumë e bukur dhe në pamje të parë, mjaft domethënëse. Dikush, me të drejtë do të pyesë: për kë do të bëj tifo Kryeministri kroat dhe si është e mundur që e pranoi fanelën pikërisht këto ditë kur do të ndeshen të dy përfaqesueset, ajo shqiptare dhe kroate në kuadër të Kampionatit Europian?
Po e sqarojmë që në fillim, se dorëzimi i fanelës së përfaqësueses sonë dhe fotoja në fjalë, është bërë pak kohë më parë. Dhe, z. Plenkovic e pranoi atë me kënaqësi. Përtej çfarë ka fiksuar aparati fotografik, është nje moment simbolik që tregon simpatinë e tij dhe të qeverisë që ai përfaqëson për vendin tonë, si dhe marrëdheniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
Edhe sporti është një tregues kuptimplotë se mund të bëj ambasadorin për afrimin dhe vëllazërimin ndërmjet dy popujve tanë.
Urojmë që të dy përfaqesueset, të na dhurojnë një spektakël të bukur.