Më datë 21.09.2026 Ambasadaorja e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, znj. Donika Hoxha zhvilloi një takim pune në Bashkinë e Karlovacit ku prit nga Nënkryetarja znj. Ivana Fočić . Ishte një takim i frytshëm i cili ndihmoi në evidentimin e hapëriarave dhe mundësive për bashkëpunim shumëplanësh në nivel rajonal.
Një mbrëmje shqiptare në Karlovac
Gjithashtu u realizua një mbrëmje e bukur kushtuar kulturës shqiptare në Kino Edison, Karlovac, përmes filmit klasik shqiptar “Përrallë nga e kaluara” dhe ekspozitës fotografike që sjell përmes imazheve bukuritë, trashëgiminë dhe identitetin e Shqipërisë.
Kultura është një urë që na afron, na njeh me njëri-tjetrin dhe krijon hapësira të reja për miqësi e bashkëpunim. Ishte kënaqësi të ndajmë me publikun e Karlovacit një pjesë të historisë dhe kulturës sonë.
Mirënjohje të veçantë për Kino Edison, Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe Bashkësinë e Shqiptarëve në Karlovac për bashkëpunimin, mikpritjen dhe përkushtimin në realizimin e kësaj mbrëmjeje.
Të bindur që kjo do të jetë vetëm një nga shumë mundësi të tjera për të sjellë kulturën shqiptare më pranë publikut kroat dhe për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Kroacisë.






