Sot Ambasadorja Donika Hoxha pati kënaqësinë të takohet me Ministrin e Shkencës, Arsimit dhe Rinisë të Republikës së Kroacisë, me të cilin diskutuam për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–Kroaci në fushën e arsimit.
Në fokus ishin arsimi fillor dhe i mesëm, ndërkombëtarizimi i universiteteve, mobiliteti i studentëve dhe stafit akademik, kërkimi shkencor dhe arsimi profesional.
U diskutua gjithashtu për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe në Kroaci, duke vlerësuar kuadrin ekzistues dhe përditësimin e fundit të kurrikulës.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe përvojës së Kroacisë në procesin e integrimit evropian, si një burim i rëndësishëm shkëmbimi dhe bashkëpunimi për Shqipërinë.
Arsimi është një investim afatgjatë në marrëdhëniet mes dy vendeve tona – sepse lidh jo vetëm institucionet, por edhe brezat e rinj.



