Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Sh.S.Znj. Donika Hoxha, në datën 02.04.2026 zhvilloi një vizitë në qytetin e Zadarit, ku u prit nga Kryetari i Bashkisë, z. Šime Erlić.
Bashkëbisedimi konfirmoi bashkëpunimin shumë të mirë dhe afatgjatë, si dhe gatishmërinë për ta thelluar më tej atë, veçanërisht në fushat e kulturës, bashkëpunimit mesdhetar dhe projekteve evropiane.




