Ambasadori Poda zhvilloi një takim kortezie në ambjentet e Ambasadës me Ambasadorin e ri të Republikës së Lituanisë në Kroaci, z. Eduardas Borisovas. Ambasadori Borisovas është edhe Ambasador i Lituanisë në Kosovë, në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, jorezident.
Pasi i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Borisav, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe mbi zhvillimet aktuale politike në arenën ndërkombëtare. Ata vlerësuan bashkëpunimin dypalësh duke ndarë mendimin mbi mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi në të ardhdhmen edhe në forume shumëpalëshe.
Fokus i rëndësishëm i takimit mes tyre ishte edhe situata në rajon.