Në datën 16 janar 2024, me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Zagrebit, z. Tomislav Tomašević. Ambasadori Poda mori pjesë në pritjen e organizuar për trupin diplomatik me rastin e vitit të ri.
Gjatë pritjes, Ambasadori Poda u takua me Kryebashkiakun Tomašević, me të cilin nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe rolin e vecantë që kanë në kuadër të qeverisjes vendore bashkitë e kryeqyteteve respektive.
Duke vlerësuar vizitën e vitit të kaluar në Tiranë të Kryebashkiakut Tomasevic, bashkëfolësit shprehën bindjen në potencialin e bashkëpunimit midis dy kryeqyteteve. Në këtë kuadër, ata diskutuan edhe mbi zhvillimin së shpejti të vizitës së Kryebashkiakut Veliaj në Zagreb.