Në kuadër të angazhimit për mbajtjen e një dialogu të ngushtë me komunitetin shqiptar në Kroaci, Ambasadori Poda priti në një takim në Ambasadë, z.Enver Idrizi, ish kampion i Botës dhe i Europës në sportin e karatesë.
Duke vlerësuar arritjet e jashtëzakonshme të z. Idrizi përgjatë karrierës së tij sportive, të dy bashkëbisedusit shkëmbyen mendime mbi projekte të mundshme bashkëpunimi në fushën e sportit.