Në kuadër të angazhimit të Ambasadës për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh me Kroacinë, Ambasadori Poda zhvilloj një takim me Presidenten e Komisionit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Republikën e Kroacisë, znj. Aleksandra Jozic-Ilekovic.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen informacione mbi institucionet homologe në të dy vendet, organizimin dhe aktivitetin e tyre, si dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera brënda dhe jashtë vendeve përkatëse. Ata ndanë të njëjtin mendim mbi rolin e rëndësishëm që luajnë këto institucione në vendet tona.
Në vijim, të dy bashkëfolësit diskutuan mbi mundësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të të dy vendeve, përfshirë edhe realizimin e vizitës së Inspektores së Përgjithshme të Shqipërisë në Kroaci.


