Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Ambasadës për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Kroacinë, me fokus të vecantë bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, Ambasadori Poda zhvilloi një takim pune me z. Radovan Dobronić, Kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Kroacisë.
Të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi progresin e shënuar nga vendi ynë në zbatimin e Reformës në Drejtësi, si dhe angazhimin për konsolidimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Ata gjithashtu diskutuan mbi rritjen e bashkëpunimit mes dy Gjykatave Supreme të të dy vendeve, përfshirë dhe realizimin e vizitave reciproke, të cilat do të kontribuojnë për shkëmbimin e përvojave më të mira në drejtim të përmbushjes së rolit dhe misionit të të dy institucioneve të rëndësishme të gjyqesorit në vendet respektive.
.