Me date 16.04.2014, u organizua ceremonia e lamtumirës nga Dekani i Trupit Diplomatik në Zagreb, Nunci Apostolik, Allessandro D’Errico. Në këtë ceremoni morën pjesë dy Asistentë të Ministres së Punëve të Jashtme, Željko Kuprešak dhe Dubravka Plejić, si dhe Shefja e Protokollit Diplomatik, Dunja Sičaja dhe pjesa më e madhe e ambasadorëve të akredituar në Zagreb. Në fjalën e tij, Ambasadori Qazimi falenderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ka pasur me secilin nga homologët e tij, si dhe vlerësoi organizimin e ceremonisë nga ana e Nuncit. Në fjalën e tij, Kuprešak vlerësoi kontributin e Ambasadorit Qazimi në marrëdhëniet dypalëshe dhe për rolin aktiv në organizimin e aktiviteteve të Trupit Diplomatik.
Newsroom
Ceremonia e lamtumires e Ambasadorit Pëllumb Qazimi me Trupin Diplomatik ne Zagreb