Në kuadër të angazhimit të Ambasadës për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh me Kroacinë në nivel lokal e rajonal, një delegacion i Bashkisë së Pogradecit, i kryesuar nga Kryebashkiaku, z. Ilir Xhakolli, zhvilloi një vizitë dy ditore në Bashkinë e Šibenikut, me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Šibenik z. Źeljko Burić. Gjatë kësaj vizite, delegacioni i Bashkisë së Pogradecit u shoqërua nga Ambasadori Poda.
Kryebashkiaku Xhakolli dhe delegacioni që e shoqëroi, krahas takimit me Homologun e tij Burić, u prit në takim edhe me përfaqësues në nivel lokal në fushën e sipërmarrjes, turizmit, menaxhimit të mbetjeve, përfshirë edhe një takim në kampusin e studentëve.
Gjithashtu, të dy Kryebashkiakët shprehën vullnetin dhe angazhimin e përbashkët për t,i dhënë një impakt të ri bashkëpunimit mes dy bashkive. Në këtë kuadër, u vlerësua edhe mundësia e nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe për aplikim të përbashkët të fondeve për projekte të BE-së.