Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Ambasadës në drejtim të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financën të Kuvendit të Shqipërisë, z. Eduard Shalsi i shoqëruar nga ambasadori Poda, zhvilloi një vizitë pune në Parlamentin kroat, ku u prit nga Kryetarja e Komisionit parlamentar të Financave dhe Buxhetit, znj. Grozdana Periç. Në këtë takim merrte pjesë dhe deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj-Prljaskaj.
Gjatë takimit, të dy drejtuesit e komisioneve respektive vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, si dhe shkëmbyen mendime mbi mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndër-parlamentar mes Shqipërisë dhe Kroacisë.
Gjithashtu, në këtë bashkëbisedim u vlerësua mbështetja e palëkundur e Kroacisë në procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë, si dhe u mirëprit përvoja dhe gatishmëria e palës kroate për të asistuar vendin tonë në procesin e gjatë e kompleks të anëtarësimit, me fokus në rolin e rëndësishëm të parlamenteve në këtë drejtim.