Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, mori pjesë në Samitin Parlamentar të Nismës së Tre Deteve (3SI), të organizuar nga Parlamenti i Kroacisë në kuadër të Presidencës kroate të kësaj nisme. Samiti, me temë “Forcimi i Iniciativës së Tre Deteve: Vizioni, Përgjegjësia, Partneriteti”, u zhvillua më 24–25 mars 2026 në Zagreb dhe mblodhi kryetarë dhe nënkryetarë parlamentesh nga vendet pjesëmarrëse, vendet e asociuara, partnerë strategjikë dhe të ftuar specialë.
Gjatë viztës së tij në Zagreb, z. Peleshi, u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandroković, Kryeministrin kroat Andrej Plenković, me Kryetarin e Parlamentit të Lituanisë, Juozas Olekas.





