Gjajtë qëndrimit të tij në Kroaci, më datë 20 mars Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati vizitoi komunitetin shqiptar në Velika Gorica. Ai u prit nga kryetari i Asamblesë së prefekturës Zagreb Dražen Bošnjaković, zëvendës prefekti Rudolf Vujević, nënkryetari i bashkisë Velika Gorica Stjepan Kos dhe kryetari i shqiptarëve të prefekturës Zagreb Memetali Zenuni. Takimi ishte shumë miqësor dhe u shkëmbyen mendime e përvoja rreth integrimit evropian, sidomos në fushën e drejtësisë. Ministri Bushati falenderoi Kroacinë për gjithshka ka bërë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në këtë vend në aspektin e kulturës, gjuhës, arsimit, etj., duke nënvizuar se Kroacia përbën shëmbull për vendet e tjerë në drejtim të respektimit të minoriteteve. Ndërsa zëvendës prefekti Vujević u shpreh i kënaqur me vlerësimin e bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, duke theksuar se ai është i bindur që komuniteti shqiptar i gëzon të gjitha të drejtat. Ndërkohë ai nënvizoi se është i kënaqur që Shqipëria e njeh këtë fakt dhe se është krenar me atë që kanë arritur me shqiptarët në prefekturë.
Newsroom
Ministri Ditmir Bushati takohet me drejtuesit e Prefekturës Zagreb dhe drejtuesit e komunitetit shqiptar në Prefekturë