Në datat 26-28 prill 2023, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj, zhvilluann një vizitë shtetërore në Kroaci, me ftesë të Presidentit të Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.
Në delegacionin e kryesuar nga Presidenti Begaj, morën pjesë edhe Zëvendës Kryetari i Kuvedit, z. Agron Gjekmarkaj dhe Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Kroaci, znj. Klodiana Spahiu. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj u shoqërua nga Ambasadori Poda.
Presidenti Begaj krahas takimit me Homologun e tij Kroat, Presidentin Milanovic, zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Parlamentit Republikës së Kroacisë, z. Gordan Jandrokoviç, si dhe pati një drekë pune me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkoviç
Pas takimit kokë më kokë mes Presidentit Begaj dhe Presidentit Milanoviç, u vijua me takimin mes dy delegacioneve zyrtare, në përfundim të të cilit të dy presidentët patën një konferencë për shtyp. Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të partneritet strategjik midis dy vendeve, duke theksuar nevojën e zgjerimit të marrëdhënive dypalëshe, me theks të vecantë në bashkëpunimin ekonomik-tregtar, avancimin e agjendës së integrimit evropian të Shqipërisë, ku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë, si dhe u ndal në zhvillimet rajonale.
Në takimin me Kryeparlamentarin Jandrokoviç mori pjesë edhe përfaqësuesja e minoritetit shqiptar në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj. Presidenti Begaj vlerësoi rolin e dy parlamenteve në fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke nënvizuar kontributin e dimensionit parlamentar në rrugën e integrimit evropain të vendit.
Në drekën e punës me Kryeministrin Plenkoviç, Presidenti Begaj vlerësoi arritjet e fundit të Kroacisë në kuadër të BE-së, përkatësisht hyrjen në zonën Shengen e Eurozonë, ku nënvizoi se Kroacia mbetet shembulli më i mirë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Në këtë kontekst Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në udhëtimin evropian.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin mbi nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dypalësh, në fusha me interes të përbashkët.
Në kuadër të kësaj vizite, Zonja e Parë Armanda Begaj u shoqërua nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musić Milanovic, në vizitën e ekspozitës “Oton Iveković-retrospektivë”.
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/344430192_636495324989040_8715144855443911856_n-1.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/344214568_1400853993993891_7632766659612677413_n-1.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/344217171_274073141658248_117252316224973718_n-1.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/344247934_228295956484500_5612042462292409936_n-1.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/344253249_6221092964626143_94171941637544029_n-1.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/344330349_249299114235797_1820847083759194100_n-1.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/344335198_3554797804804393_5666373891422132134_n-1.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/344335621_218002480939337_5473814002413670138_n-1.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/344350463_1465911264152884_7822053147800197546_n-1-1.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/344350463_1465911264152884_7822053147800197546_n-2.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/344430192_636495324989040_8715144855443911856_n-1.jpg)