Në Zagreb, në Ditët e Frankofonisë, Shqipëria shkëlqeu në zemër të qytetit me një prezantim artistik që zbulon bukurinë, dritën dhe shpirtin e destinacioneve tona turistike.
Ambasadorja Donika Hoxha mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët me ambasadorë të vendeve frankofone dhe përfaqësues të institucioneve kroate, duke theksuar lidhjen e fortë të Shqipërisë me hapësirën frankofone.
Anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë që prej vitit 1999, Shqipëria ka ushqyer gjuhën frënge për më shumë se një shekull përmes arsimit dhe kulturës. Sot, ajo paraqitet si një destinacion i gjallë frankofon – ku gjuha, historia dhe mikpritja mesdhetare takohen natyrshëm, në një vend të hapur ndaj Evropës dhe botës.









