Me dt. 15.04.2014, Zvkryeministrja e Parë dhe Ministrja Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Europiane, Vesna Pusić priti në takim lamtumire Ambasadorin Pëllumb Qazimi. Në fjalën e tij, Ambasadori P. Qazimi falënderoi palën kroate për trajtimin e rezervuar, bashkëpunimin dhe mbështetjen që ka gjetur në të gjitha strukturat e Ministrisë së Jashtme kroate gjatë mandatit të tij, si shef misioni diplomatik. Në fjalën e saj, Ministrja Pusić vlerësoi kontributin e Ambasadorit Qazimi në nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe dhe i uroi atij suksese në detyrën e re si përfaqësues i Shqipërisë në Slloveni. Në vazhdim, ajo u ndal te dhënia e statusit të vendit kandidat për në BE për Shqipërinë dhe mbështetjen e fuqishme që jep Kroacia në realizimin e këtij objektivi.
Newsroom
Takim lamtumire i Ambasadorit Pëllumb Qazimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Europiane të Kroacisë