Ambasadorja Donika Hoxha zhvilloi një takim shumë konstruktiv me Ministrin kroat të Drejtësisë, Administratës Publike dhe Transformimit Digjital, Damir Habijan, me fokus në avancimin e bashkëpunimit në fushat e sundimit të ligjit, reformës në drejtësi dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e thellimit të partneritetit mes Shqipërisë dhe Kroacisë përmes shkëmbimeve ndërmjet institucioneve nën Kapitullin 23 të acquis të BE-së, si dhe ndarjes së praktikave më të mira në fushën e ndërmjetësimit, administratës publike dhe drejtësisë digjitale.
Të dy palët rikonfirmuan angazhimin për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe për të mbështetur rrugëtimin europian të Shqipërisë.



