Sh.S. Donika Hoxha, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, zhvilloi një takim shumë konstruktiv me Sh.T.Z. Gordan Grlić Radman, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë.
Bisedimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e ekonomisë, energjisë dhe turizmit, si dhe në avancimin e projektit strategjik të Korridorit Adriatiko–Jonian. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku Ambasadorja Hoxha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Kroacisë.
Ky takim rikonfirmoi partneritetin e shkëlqyer dhe vizionin e përbashkët evropian mes Shqipërisë dhe Kroacisë.