Me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anusic, në datën 25 Janar 2024, Ministër i Mbrojtjes, Niko Peleshi, , zhvilloi një vizitë zyrtare në Kroaci.
Gjatë kësaj vizite, z. Peleshi, shoqërohej nga Ambasadori Poda, si dhe nga zyrtarë të Ministrisë
së Mbrojtjes.
Gjatë kësaj vizite, dy homologët diskutuan për vijimin dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh,
me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe mundësitë e forcimit të
bashkëpunimit ushtarako-teknik. Situata e sigurisë në Evropën Juglindore, bashkëpunimi në
kuadër të NATO dhe iniciativave të tjera rajonale dhe ndërkombëtare ishin temë e bisedimeve
dypalëshe.
Ministrat u shprehën se Shqipëria dhe Kroacia janë bashkudhëtare në një nga rrugëtimet më të rëndësishme, anëtarësimin në NATO, duke kujtuar se këtë vit, dy vendet shënojnë 15 – vjetorin e anëtarësimit në Aleancë. Ministrat theksuan se ky përvjetor na bën të ndjehemi krenarë për pozicionin tonë në përmbushjen e detyrimeve për paqen dhe sigurinë tonë të përbashkët, si dy vende që ndajmë të njëjtin vizion e të njëjtat vlera.
Gjatë kësaj vizite, dy Ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një Memorandum të ri Bashkëpunimi në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, i cili do t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve mes dy vendeve në përballjen me sfidat aktuale të sigurisë. Memorandumi gjithashtu identifikon dhe përfshin fusha të reja të bashkëpunimit në lidhje me inovacionin dhe kibernetikën, industrinë e mbrojtjes, trajnimet dhe edukimin, si edhe shumë fusha të tjera me interes të përbashkët.![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/53485443852_4b6046b307_o.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/53486654929_f600bf163f_o.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/417680806_122115334340171717_3002880973069778731_n.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/53485443572_2cfcae319c_o.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/53486654559_321cb160f6_o.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/1000011463.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/53486763600_65e4635bf6_o.jpg)
![](http://20.218.84.27/croatia/wp-content/uploads/sites/22/2024/01/53485443852_4b6046b307_o.jpg)